Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet të hënën e 3 shkurtit. Mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti, do t’i paraqesë për votim deputetëve kabinetin e ri qeverisës. Nga AKR thonë se nuk kanë marrë një vendim nëse do ta votojnë apo jo qeverinë e Kurtit. Deputetja e kësaj partie, Mirlinda Sopi, tha se ajo që është dëshmuar është fakti që nuk ka marrëveshje për parime mes dy partive që synojnë të qeverisin VV-së dhe LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …