Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2020, në mbledhje merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it dhe monitorues dhe shoqëri civile.

Për mbledhje u propozua ky Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2020,

  3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2020,

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për transparencë,

  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2020,

  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2020,

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;

  8. Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2019 nga të hyrat vetanake të vitit 2019;

  9. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Kryesuesi Haki Shehaj, bëri të ditur se në mbledhjen e KPF-së nga delegati Mon Selmonaj-PDK, është kërkuar që prezentë në këtë seancë të jenë Drejtori i Shëndetësisë Musa Berisha dhe Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, kjo për të dhënë sqarimet e duhura lidhur me mbarëvajtjen e punës në Qendrën e Mjekësisë Familjare ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan. Lidhur më këtë shqetësim si Drejtori i Shëndetësisë po ashtu edhe Drejtori i QKMF-së bënë të ditur se QKMF në Deçan, është në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, ndërsa sa i përket dhënies së Infuzioneve që është ngrit si shqetësim edhe në media ato kryhen çdo ditë në këtë qendër, e jo siç është interpretuar nga mjete e informimit vetëm për raste të veçanta. Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës. Me vota unanime është votu Projekt-Rregullorja Komunale për Transparencë, po ashtu me shumicë votash është votuar edhe Projekt-Statuti i Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve si dhe të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin në diskutim. Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sërë temash si dhe janë parashtruar pyetje parlamentare të cilat do të marrin sqarimet e duhura në seancën e radhës të muajit shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …