Në Skenderaj po vazhdon inspektimi i marketeve dhe konfiskimi i produkteve ushqimore me afat të skaduar

Po vazhdon inspektimi i marketeve dhe konfiskimi i produkteve ushqimore me afat të skaduar, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të komunës së Skenderajt.

Këtë javë inspektorët komunal të Skenderajt kanë konfiskuar sasi të produkteve ushqimore me afat të skaduar në disa markete si: “Labi Market” dhe “Market New York” në Skenderaj, “Market Demping” në Vitak si dhe “Vëllezërit Gashi” në Kopiliq.

Zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është përgjegjësi ligjore e kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Debat publik për draft-statutin e QKMF-së në Deçan

Në Deçan u mbajt debati publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), …