Krye shefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu ka paralajmëruar se për shkak të mungesës së ujit, do të imponohet fillimi i reduktimit të ujit. Gjatë intervistës së dhënë për “Kosovapress” ai ka thënë se liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit, kanë shënuar rënie të niveli të ujit për 10 metra nga niveli maksimal. Ai ka paralajmëruar se nëse edhe për një kohë nuk do të ketë reshje atmosferike, atëherë janë të detyruar të fillojnë me reduktimin e ujit. Tani për tani gjendja është në monitorim dhe apelet tona janë që uji i pijes të ruhet dhe të konsumohet vetëm për nevoja të cilat është i dedikuar që bashkërisht të përballojmë këtë gjendje. Ujësjellësi është një kompani e cila e ofron produktin e parë kryesor për jetë dhe ndaj këtij produkti duhet të sillemi ashtu siç duhet dhe t’i kryejmë obligimet të cilat i kemi, ka deklaruar në mes tjerash krye shefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu (kp).
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …