Presidenti i Francës, Emanuel Makro ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është kambanë alarmi për gjithë Evropën. ”Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona. Presidenti i Francës, Emanuel Makro tha më tutje se 27-të vendet e mbetura të BE duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …