Nga të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës mësohet se raporti në mes të importit dhe eksportit ende është shumë i madh, në favor të importit. Gjatë vitit 2019, Kosova ka importuar 4 miliard euro mallra të ndryshme ndërsa ka eksportuar 340 milion euro. Ndonëse krahasuar me vitin 2018, ku vlera e eksportit ka qenë 300 milion euro, gjatë vitit 2019 ka pasur një rritje të ndjeshme prej 8 për qind, 340 milion euro, që krahasuar me vlerën e importit prej 4 miliard euro, ende është tejet e vogël. Njohësit e ekonomisë kanë thënë se ky dallim tejet i madh në mes të importit prej 4 miliard eurove dhe eksportit prej 340 milion eurove është tejet i dëmshëm për ekonominë e vendit tonë dhe se institucionet duhet të angazhohen për rritjen e jashtëzakonshme të eksportit dhe zvogëlimin e importit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova më së shumti importon makineri, pajisje mekanike dhe elektrike, produkte minerale, ushqime të përgatitura, pije dhe duhan, si dhe artikuj të tjerë. Ndërkaq, sa i përket eksportit, Kosova eksporton metalet bazë dhe artikujt prej tyre, produktet minerale, ushqimet e përgatitura e produkte e të ngjashme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …