Boiken Abazi

Boiken Abazi ka kërcënuar me protesta nëse nuk formohet Qeveria e Kosovës sipas orekseve të Lëvizjes Vetëvendosje

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka kërcënuar me protesta nëse nuk formohet Qeveria e Kosovës sipas orekseve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai madje ka  thënë se deputetët e Kuvendit  e kanë në dorë nëse do të votojnë për ndryshim, ashtu sikur kërkon Vetëvendosja,  apo për protesta dhe rrëzim qeverish. “Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse viti 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka shkruar Abazi, në një reagim të tij por nuk ka shpjeguar se me kënd tjetër në Kosovë mund dhe duhet të krijojë koalicion Vetëvendosja e cila ka vija të kuqe me krejt Kosovë,  dhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të radhitet e treta apo e katërta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …