Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeqeveritarit edhe pse ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit të kaluar. Javëve të fundit ka shpeshtuar mbledhjen e kabinetit të tij duke vazhduar ndarjen e mjeteve financiare dhe emërimet në pozita të militantëve të caktuar. Por stopimi i ndonjë investimi kapital, mungesa e përfaqësimit politik në arenën ndërkombëtare dhe mos qëndrimi sa i përket temave rajonale, janë dëme të pa riparueshme që i janë bërë Kosovës në këto muaj, ku po zvarritet krijimi i qeverisë së re, nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe pse të hënën është thirrur seanca plenare ku mandatari për kryeministër, Albin Kurti do ta paraqes kabinetin e tij për votim para të zgjedhurve të popullit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …