Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur “ujdi monarkës” marrëveshjen Vetëvendosje-LDK që pritet të nënshkruhet sot, e ku pritet që Glauk Konjufca të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetin social, Molliqaj ia ka përmendur Kurtit letrën e dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, e ku thoshte se propozimi i këtij të fundit është “ujdi monarkësh”. Madje sipas Molliqajt, Kurti po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bënë kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …