Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar vendimin e përbashkët e tri grupeve parlamentare të partive të opozitës, për mos pjesëmarrje në seancat e Kuvendit. Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se opozita nuk i ka dorëzuar mandatet, por nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të një Kuvendi, i cili është jolegjitim. Kuvendi i Kosovës tashmë është bërë mbulesë për uzurpimin e shtetit. “I vetmi që mund të vendosë tash tutje është qytetari”, është shprehur Haradinaj, duke bërë me dije se opozita mbetet e bashkuar në pikat për të cilat është rënë dakord më herët. Në këtë kontekst, ai ka thënë se opozita do ta rrisë kundërshtimin e saj me anë të protestave deri në dorëheqjen e regjimit Mustafa-Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …