Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka folur lidhur me arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka pohuar se Vetëvendosja dhe LDK-ja e filluan ditën e tyre të parë si koalicion me një gënjeshtër, një mashtrim dhe një mos-besim. Edhe pse ai nuk e parashikon të ardhmen, konsideron se shenjat janë të errëta për këtë koalicion. “Gënjeshtër ishte se Glauku nuk do të japë dorëheqje. Mashtrim ishte numri i ministrive nga 12 në 15. Mosbesim është se nuk u publikua marrëveshjen koalicionit, as edhe me një detaj të shkruar”.
