Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion për anëtarët e saj. Përmes këtij peticioni, Vetëvendosje dëshironte të dinte nëse anëtarët e saj janë të kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar mes krerëve të partive, pavarësisht vullnetit të qytetarëve të shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar shkruan lajmi.net. Rezultatet e këtij referendumi tregojnë se 95.55 për qind e anëtarëve të Vetëvendosjes kanë votuar pro marrëveshjes, 3.64 për qind kundër dhe 0.37 për qind kanë qenë votime të pavlefshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …