Sot në Mitrovicë shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku u vranë 10 shqiptarë

Sot në Mitrovicë shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku u vranë 10 shqiptarë

Në organizimin e Komunës së Mitrovicës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, sot duke filluar në orën 17:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku në veriun e Mitrovicës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë. Ftohen që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtuese të gjithë qytetarët e Mitrovicës e posaçërisht familjarët e viktimave, të plagosurve dhe të dëbuarve. Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e heroit  “Mehë Ukë” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …