FAZ: Franca do të heqë dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

FAZ: Franca do të heqë dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Clement Beaune, këshilltari për Çështjet Europiane i kryetarit francez, Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” se Parisi do të heqë dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. ”Pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, Franca dëshiron të përqendrohet më shumë në Lindje”, theksoi ai. ”Pas Brexit është më e rëndësishme se kurrë që të kapërcehen mosmarrëveshjet brenda BE-së dhe të përqendrohemi në atë që na lidh”, shtoi ai. Në këtë optikë, Macron fillon sot vizitën e tij në Poloni. ”Kjo do të ndodhë sapo të arrihet dakordësia për planet reformuese për zgjerimin e BE-së, që do të paraqiten së shpejti”, deklaroi Beaune.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …