Në fshatin Fortesë të Rahovecit po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Liria”, i cili do të jet një prej objekteve më të mëdha shkollore e nivelit të shkollimit fillor.
Ecurinë e punimeve në këtë objekt të ri shkollor, i ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi.