Pas rreth tre orë, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë. Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar një orë pauzë për deputetët. Pas rreth tre orë diskutime, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të pushojnë për një orë. Nagavci ka bërë të ditur se në orën 15:45, deputetët do të kthehen në sallën e Kuvendit. Theksojmë se në seancën plenare në të cilën pritet të votohet Qeveria e Kosovës, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar dhe ka shfaqur planprogramin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Mirëpo, këto tre orët e para të punimeve të Kuvendit të Kosovës më shumë kanë shkuar me deklarata dhe akuza drejtuar Albin Kurtit për ndryshimin e deklaratave dhe qëndrimeve të tija për Isa Mustafën dhe partinë e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …