Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë opozitare për fjalime të dobëta përgjatë seancës ku pritet të themelohen institucionet e reja të Republikës së Kosovës e të zgjidhet Albin Kurti kryeministër. Ish-bashkëpartiaku i Kurtit ka thënë se fjalimet e PDK-së, AAK-së e NISMA-s kanë qenë të dobëta e plotë inat. Sipas tij për një nuancë më mirë kanë qenë kritikat rreth buxhetit. Ahmeti si kryetar i Prishtinës do t’i bie të bashkëpunojë me Albin Kurti si kryeministër për dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …