Është zakoni i heshtjes 100 ditore ai që do duhej të na mbante të përmbajtur. Por jo! Kësaj radhe ka më shumë se thjeshtë pritshmëri; ka armiqësi, ka papërmbajtje, ka papranueshmëri, ka gjithçka që do të na shkonte mendja për keq, ka edhe frikë. Dhe, sikur ndjehet në eter kësaj radhe nuk do respektohet kjo heshtje, nuk do dhurohet ky komoditet. Aq më shumë na bind për këtë secila ditë e përpjekjes së LV-së e LDK-së në rrugën e tyre koalicionbërëse, ku prodhohej me brutalitet jo vetëm gënjeshtra për dështimin, por edhe dashakeqja e përbuzja. Të jetë vallë kaq në siklet e dëlir njëkohësisht pushteti në ikje?
Meqë, marrëveshja qeverisëse pati tensione, hile dhe mosbesim, edhe pse më në fund ia arritën ta mbulonin gjithë të çarën e madhe me mehlemin e nevojës së dyanshme për të mos degraduar organizativisht dhe për të mos u kthyer në të panjohurat e frikshme, për çka secila nga dy partitë do prodhonte fragjilizma shumë të dëmshëm për fatin e tyre, kohezioni qeverisës duket se do mbetet sfida e vetme përgjatë filleve, të cilat edhe do na e provojnë se do jenë edhe të stërzgjatura.
Fillet e stërzgjatura të askioneve proklamuese qeverisëse janë e para humbje të cilën ia dëshiron opozita e re koalicionit qeverisës. Mungesa e aksioneve të bujshme dhe spektakulariteti i munguar do t’i bëjë premtimet elektorale dhe identitaren kauzale (të rezultuar nga të bërit pa fre opozitë dje) të pabesueshme. Kjo besueshmëri e vënë në dyshim mund ta shëndosh pushtetin në ikje përkundër gjithë të këqiave për të cilat ai u mohua nga elektorati.
Nisur nga ky rrezik, “Pakoha” për shkak të përbërjes së skenës politike mund të quhet ardhja e Vetvendosjes në pushtet. Këtë pakohë, ajo duhet ta gjejë mënyrën ta minimizoj sa më shumë si ndikim në produktin “efekt qeverisës”! Detyrimi në varshmëri numrash është hendikep dhe ky defekt mund ta filloi kalbjen e LV-së, qullosjen e saj!
Secili nga ne sot ndjehet më i relaksuar. Fundja, do kemi një qeveri edhe pse nuk dimë a do kemi dhe sa do kemi qeverisje! Mosbesimi nëpër të cilin është ndërtuar ky koalicion na bënë të dyshojmë mundësinë e një apatie institucionale, e cila mund të vie si pasojë e interesave të ndryshme edhe po të kemi qasje të njëjta. Sikur kemi mësuar në këta katër muaj përpjekje të tyre, mosbesimi do ta ndjek këtë kolaicion deri në zhbërjen e tij. Në të kundërtën, mund të vie deri te njëjtësimi i LV-së me apetitet keqbërëse të praktikës LDK-iste nga ku mësoi aq brutalisht PDK-ja dhe të tjerët që provuan pushtetet në skenë.
Pyetja, nëse ky koalicion qeverisës mund t’i ketë megjithatë 100 ditë paqeje me opinionin dhe opozitën, na intrigon nga skutat e temave në pritje, qofshin ato që mbetën si trashigim zhvillimesh, qofshin ato që zunë vend nga oferta elektorale, dhe jo vetëm nga ajo, meqë të bërit opozitë (LV-në dhe LDK-në) i ka veshur me disa identitete kauzale. Ky dimenzion kauzaliteti me heterogjenizmin dhe antagonizmin edhe përplasës e rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit.
Janë temat e mëdha në varësi kauzaliteti ato që do ta vënë në sprovë kohezionin qeverisës nga ku “Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo” do bëhet mësimi Agollian i politikës.
Në tensionet që ngriti përzgjedhja e dikastereve, askujt nuk do t’i shkonte mendja se lufta po bëhej për qëllimin fundor. Kushdo nga vrojtuesit e zhvillimeve mund ta ketë hipotezuar Agim Veliun edhe kandidat për president të mbështetur nga LDK, por asnjëherë babaxhan ministrie të brendshme. Lidhja e fatit të tij me kapje dikasteri për t’i shërbyer një qëllimi krejt personal e bënë këtë pushtet përveq se të përdorshëm edhe të frikshëm. Në vend të reformës, me emërimin e z.Veliu në krye të MPB, do të kemi kapje të dikasterit dhe përdorim të tij. Përdorja e segmenteve të sigurisë për të prodhuar fajtorë do ta irritoi secilin qytetar dhe do ta shmang forcën mbrojtëse të rendit nga detyra e saj kushtetuese. Forcat e e rendit dhe sigurisë nuk duhet të lihen në duart e një njeriu në kërkim të njohjes së fatit të tij, aq më shumë jo kur ai edhe mund të jetë i frustruar nga tendenca e klasës prej ku merr bekimin e luftëtarit. Në të tillë zhvillim, subjektivizmi prodhon deformitete nga përdorimi deri te cytja. Një polici në shpërfaqje të tillë do merrte atributet e shërbesës politike. Bota sot e ka të njohur deri ku mund të shpie policia politike, andaj ky rrezik që vie nga emërimi i z.Veliu në krye të dikasterit të punëve të brendshme dëshmon mençuri të munguar dhe dije të kufizuar të bërësve të koalicionit. Ky emërim do ta orientoi LDK-në në pritshmëri të karikuar me energji negative dhe si të tillë ata që do përbëjnë të zëshmit edhe do etablohen në figurat e së ardhmes.
Në nevojën performuese, fillet e një anti-ish-pushteti në qeverisje Vetendosjes mund t’i rrëshqaj pakujdesia, dhe tendenca e të bërit arenë nga përdorimi i disa segmenteve të pushtetit do të ngrit hendeqet e para të mëdha. Papërvoja nuk është aleat i mirë.
Përdorja e LDK-së përmes Isa Mustafës, nga Hashiim Thaqi, për realizimin e disa objektivave në marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi dhe bërjen e tij President si kulmim me gjuajtjen e tij prej lecke është një inat që rri në sirtarët e kujtesës së kryetarit vjerrur mbi krrutën dhe mundësin e fundit. Ai e ka të vështirë të shkoi në paqen e përtejme pa i barazuar hesapet, andaj zgjodhi përtej mundësisë së dytë, koalicionit me AAK-NISMËN të mbetej në kthetrat e Albinit. Kjo armiqësi e ruajtur dhe e fshehur nëpër të gjitha bashkëpunimet me ish krahun e Luftës, tashmë duket se ka marrur krah për t’u ulur këmbëkryq në zhvillimet prej pushtetit. Streha prej ku LDK po shpreson të godas meqë e ka nxjerrur arsenalin e saj ka shumë shtresime; Armiqësia LV-PDK, gjykata speciale me dhomat e saj speciale dhe institucioni i rendit. Tendenca për ta zëvendësuar dorën goditëse serbe me dorë lufte pushtetore mund ta qelb vendin me shëmtinë e saj. Sidoqoftë këtu do jemi dhe Kosova do provoj edhe këtë komoditet përtej çmendurak.
Taksa tashmë është bërë kërkesa e parë ndërkombëtare për veprim në drejtim të mirëkuptimit nga ta. Edhe pse për të nuk do ketë shumë presion deri në paszgjedhjet në Serbi meqë atje pushtetet fitohen me Kosovën në gojë, Vuçiçi fitoren e radhës do ta shëndrroi në vazhdimësi pushteti dhe kjo nuk do merr shumë kohë. Maji mund të jetë muaji i Taksës prej kur edhe do filloi kalvari pushtetor i LV-së. Reciprociteti i proklamuar nga Vetvendosja mund ta shtyj një marrëveshje gjentelmene me kritere 1244 alla marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, që në fakt do të nënkuptonte dhe heqjen e saj të butë. Vetvendosje do provoj ta shes fitoren reciprocitet, por ekonomia serbe me superioritetin e vet ndaj asaj tones do fillonte lulëzimin e sërishëm të saj. Kjo e mundshme mund t’i bëjë Vetvendosjen dhe LDK të reflektojnë dhe të mos e heqin Taksën me çka pushteti i ri për ndërkombëtarët nuk do të ishte interes në vazhdimësi sjelljeje.
Marrëveshja me Serbinë e tipit alla Trump merre ose leje mund dhe do të ketë të panjohura të mëdha. Të panjohurat mund të shkojnë nga amputimi i disa territoreve deri te fragmentarizimi kushtetues i vendit. Lënja paralajmëruese në fatin e vet e koalicionit qeverisës nga opozita e re e hendikepon secilën vendimarrje. Të gjitha vendimarrjet e mundshme sikur kanë rrjedhur gjërat deri tani në veten e tyre kanë të këqiat e tyre të mëdha për të cilat Vetvendosje gjeti mbështetës t’i kundërshtonte. Përfshirja e opozitës së re në kundërshtitë e natyrës së tillë si do quhen nga pushteti i ri, luftë e drejt apo manipulim masash? Sido që të quhen nga pushteti ata do përfitojnë mbështetje elaktorale më shumë nga sa pat fituar Vetvendosja, sepse këtu do kemi dy terene përfitimi: atë të zhgënjimiit nga mosrealizimi dhe metamorfoza e Vetvendosjes pas fitorres, dhe atë të terenit të fortë të trumbetuarit se ata që bënë luftën dinë dhe guxojnë ta bëjnë edhe paqen. Gota e mbushur me ujë sloganesh ku mund të mbytet Vetvendosja kërkon mençuri për t’u derdhur. Tereni i lagur nga kjo derdhje mjafton të mos mbetet moçalishtë.
Përplasja e brendshme koalicioniste për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila do duhej të zbriste në fillet e këtij mandati edhe në terenin real, mund ta bëjë Vetvendosjen stoiken e koalicionit për të mos rënë në qullosjen moçalike. Po i qëndroi ajo spjegimit të kryeministrit në ikje z.Haradinaj do duhet të realizoi edhe fittoren në teren. Ajo e ka vështirë ta bind LDK-në dhe veçanarisht Isa Mustafën ta pranojnë të vërtetën se marrëveshja ishte dëmtim territorial i vendit. Isa Mustfa e di fare mirë se ku do përfundonte me një pranim të tillë. Andaj, ai qe ngutur që në parazgjedhje të deklaronte sse Demarkacioni është i përfunduar dhe se Kosova nuk ka humbur asnjë metër territor.
Bazuar në përcaktimin e orientuar nga Beogradi të Listës serbe për të mos e votuar qeverinë Kurti mund të themi se pritet një verë e nxehtë në Veri të Kosovës. Uroj që ky përcaktim të mos ketë pasur edhe hile të deleguara nga Kosova politike në vazhdën e pengimit apo bërjes të vështirë qeverisjen Kurti duke i vënë edhe shkarpa të tilla nën rrotë. Mospërfshirja e serbëve në qeverinë Kurti do bëhet burimi i një zhurmimi folklorik, ndaj arsyeshëm na lind pyetja: Kujt po i duhet një Albin Kurt i fryrë patriotik apo nacionalist? Mbajtja e Kosovës peng të të mundshmeve të hipotezuara është veçse një bjerrje kohe për të cilën nuk ia kemi takatin. Ky teren i hapur për teoritë e konspiracionit do t’i ngjallë turmat militante të korbave. Një skenë e mbytur në glorifikim domosdo se do zhytet në llum deri në grykë. Dikush po ia ka nevojën zhvillimeve të tilla?!
Luftimi i të këqiave duke filluar nga korrupsioni, drejtësia e deformuar, jeta publike e kapur e deri te krijimi i vendeve të punës është pritshmëria e madhe dhe reale e kujtdo që ka kontribuar ndryshimin me votë. Qytetari dhe shkopi magjik janë binomi i ëndrrës që thurën slloganet elektorale dhe jo vetëm ato. Morali publik i shkelur nga eksponent si ish drejtuesi i gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshe performoi sa ishte në shërbim të politikës nga të qenit i emëruar e ndryshe akuzon e urren sot me spjegimet kinse prej eksperti. Rasti i ish kreut të gjykatës kushtetuese është shembëllimi më tragjik dhe njëkohësisht dhe më spjegues deri në ç’masë ka shkuar e keqja te ne.
Të gjitha institucionet e kapura kanë nga një të tillë në krye dhe kanë nga disa sish të përdorur e të hudhur! Kryeprokurori, kryesindikalisti, kryepolici apo kryesecili i kujtëdo institucioni është në kuota të njëjta deformiteti. Kjo gjendje do shumë përkushtim e punë dhe do prodhoi shumë përplasje e shumë vakume. E keqja e gjithë kësaj është se partneri qeverisës i Vetvendosjes ka jo pak kontribut në nëdrtimin e kësaj të keqeje, luftimi i të cilës do prekë e rrezikoi direkt bashkqeverisjen.
Përbërja e proklamuar e qeverisë në ardhje ka stepur secilin. U takon subjekteve fituese të na japin përfaqësimin e tyre, por kjo do duhej të ishte edhe në përputhje me pritshmëritë tona.
Sidoqoftë sot mund të filloi 100 ditëshi qeverisës i cili do të duhej të mirëkuptohej sikur është tashmë në traditën për qeveritë e reja. Nga sot do filloi një erë e re e të bërit politikë. Në mos asgjë të paktën ky rrotacion do mbahet mend për ndryshimin e qasjes ndaj politikës!