Kryeministri i zgjedhur i Kosovë, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit. Ai njoftoi se këtë post do ta marrë sot në orën 11:00. Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit. Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re. Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë 2 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …