Disa fjalë të rralla që kanë mbijetuar në shqip që nga periudha antike
Në gjurmim të fjalës Hukubet
Ende ka shumë fjalë shqipe që nuk i gjejmë në fjalorët tanë, por janë fjalë që kanë mbijetuar nëpër shekujt dhe kanë arritur deri në ditët tona, në letërsinë popullore dhe atë të shkruar.
Përmbajtja e emrit ambigjen, femoror dhe mashkullor si Hukubet-i, hukubet-ja është emër i kuptueshem për çdo shqiptar, por nuk gjendet në fjalorin etimologjik të Eqrem Çabejt, as në fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, botuar në vitin 1981.
Në fjalën e popullit, emri Hukubet ka një përdorim dhe kuptim përafërsisht të njëjtë po thuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë. Hukubet i thuhet gogolit që sajohet dhe vendoset në ara apo në pemishte për t’i frikësuar apo për të trembur shpezët. Në frazeologjinë popullore ky emër paraqet një përshkrim ekstrem të së keqes, pa rregullsisë, ulokërisë, me pamje të shëmtuar, një njeri që nuk i vë fare rëndësi pamjes së jashtme, një eremit, një dervish që rrugëton pa kujdes për veshjen e trupin, një grua hukubete, e cila nuk krihet, nuk pastrohet etj.
Fillimisht po paraqesim disa shembuj të shkëputet nga interneti për të parë gjerësinë e përdorimit të saj
E u nis e shkoi te rrëfyesi. E rrëfyesi, pasi e dëgjoi, i tha: “Mos ki frikë. Nëse pas gjithë atij hukubeti, Pjetrin e bënë Papë, pse të mos ecësh edhe ti përpara. (Papa Françesku: problemi nuk është të jesh mëkatar, por të mos pranosh të shndërrohesh nga dashuria e Krishtit. Radio Vatikani 17. 5 2013)
Me at surrat si hukubeti,
Të mjeren nuse e xu sikleti. ( popullore)
Një institucion i katandisur në këtë farë hukubeti, plot blana hijesh e blana gjaku, duhet t’ i lutesh Zotit mos të të bjerë në hise dhe ne çuditemi me të vërtetë.
Në maje të Sukës e kanë vu
par nuk mundet me fluturu
Gjithë atë beton, he qaje Zat
e kanë ngri si nji surrat
Hukubeti i Ulqinit
ma hije i kishte pasë
Kragujevcit o Zrenjaninit
Hukubet Zoti e kisht’ falun ..
Çka po m kqyrë si hukubet..
Ky emër sendi por edhe kuptimi, nuk mund të mos na sjellë në mendje, mbretëreshën e Trojes, në literaturë, Hekubën e cila, sipas përcaktimit të zotave lind shkatërrimtarin e Trojes, Paridin, i cili i rrëmben Helenën, gruan e mbretit, Menela, vëlla i prijësit Agamanmon.
Hekuba, Edipi dhe Atigona janë tre personat më tragjikë të lashtësisë greke.
Hekuba, Edipi dhe Hukuba shqiptare?
Edipi vretë babanë dhe martohet me të ëmën pa ditur kë kishte baba e kë nënë.
Lind dy bij dhe dy bija; Antigonën dhe Ismen, Eteoklin dhe Polinikiun.
Kur e kupton se ç ka bërë vetë-verbohet….