Fshati Halilaq, Archilaq
Fshati Harilaq i komunës së Fushë Kosovës është ndër fshatrat më të vjetra të vendit tonë edhe pse del të jetë i shënuar në “Dëfterin turk të Vilajetit Vëllk të vitit 1455“, por edhe para kësaj kohe. Trajta e sotme e emrit, besojmë të ketë qenë e përfituar me metatezë nga Arhilaq në Harilaq apo edhe trajta më e re e vonshme e periudhës së apostazës fetare, në Halilaq, nga emri Halil. Po ashtu duhet pasur në konsideratë se trajta Harilaq i përket periudhës së Bizantit dhe mund të jetë përfituar nga emri Harilë/a emër i gjinisë mashkullore me prapashtesën greke -aq. sikur janë trajtat analoge: Kostë – Kostaq, Dhimtër- Dhimitraq, Mihail-Mihalaq, apo Mihaliq, fshat në rrethin e Vushtrisë dhe shumë antroponime, të cilat më vonë janë shdërruar edhe toponime të caktuara.
Trajta Arhile, arkile ( i përket një periudhe shumë të hershme të historisë sonë dhe këtë e përfocon fakti i zbulimit të Kështjellës së vjetër të periudhës romake
Kalaja-fortesa e Harilaqit (shek. IV-VI) gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej maksimum 766 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë – Kosovës dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”. Kalaja kap një sipërfaqe të rrethpërshkuar me mure mbrojtëse prej rreth 1.3 hektari. Gërmimet arkeologjike në këtë kala kanë filluar në vitin 2005 dhe kanë vazhduar sistematikisht deri në vitin 2010, por janë kryer edhe disa konservime dhe konsolidime të mureve me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në gjashtë sezoni kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare, si: tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral. Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit. Gjithashtu në këtë kala ka indikacione edhe të periudhave parahistorike, e në veçanti të kohës së metaleve, antikës e mesjetës, si dëshmi e vazhdimësisë së jetës në kala. (Kalaja e Harilaqit (Fushë Kosovë). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Vizituar në 12 nëntor 2016)
Fshati Harilaq, në trajtën e hershme Archilaq del të jetë i evidentuar në “Defterët turq të Vilajetit Vëllk, në vitin 1455, fshat me 19 shtëpi, dy vëllazëri shqiptare dhe tri ortodokse. Në librin dr. Muhamet Tërnavës. “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI“, në defterin numër 36o, faqe 240 lidhur me të dhënat për popullsinë e këtij fshati janë shënuar emrat Milosh Dimitri, shqiptar ortodoks dhe Hasani i Abdullahut, i pari banor i konvertuar. Banorët e tjerë dalin të shënura si Jako Nikoliq, Vuk Radiq dhe Mirko Nikoliq.
Fshati Arhilaq përmendet edhe në defterët e viteve 1566-1574, ku bëhet fjalë për vendosjen në atë fshat të dy familjarëve, Rajko dhe Nikolla, nuk janë shënura mbiemrat.
Arhilaqi ka 19 shtëpi e dy dy vëllazëri, Millosh Dimitri dhe Hasani i Abdullahut faqja e defterit 360 “Shqiptarët në fshatra dr. Muhamet Tërnava. Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI.
Në fshatin Arhilaq, sipas emërtimit të shënimeve Vilajetit Vëllk të vitit 1455 jetonin edhe tri vëllazëri ortodokse serbe, duke u bazuar të prapashtesat e mbiemrave: Vuk Radiq, Jako Nikoliq, Mirko Nikoliq… defteri 360. faqe 240. Në Arhilaq Rajko dhe Nikolla kanë ardhur në fshat gjatë viteve 1566-1574. f 455, defteri i njëjtë 360..
Në faqe 50 të librit. “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI përmendet edhe banori tjetër i fshatit Arhilaq, Gjura i biri i Marinit.
Gjergj Buziki ( buziku apo buzuku) citohet së pari kur ai shpallet “Kalorës i Shën Markut” në Venecie. Pas kësaj ngjarje, bashkë me proveditorin venecian Bernardo Cantarini, ai shkoi drejt Napolit, të mbështeste aragonezët. Më pas u kthye në Veneto dhe luftoi gjithashtu në Padova. Në vitin 1514, në krye të 43 stratiotëve, atë e gjejmë në Brentelle, bashkë me Mërkur Bua-n dhe Malatesta Baglioni, duke luftuar kësaj rradhe kundër spanjollëve. Në nëntor të atij viti, bashkë me bashkëpatriotin e tij Teodor Reneshi, luftojnë në Breschia kundër spanjollëve. Teodori vritet gjatë luftimeve të vitit 1515, pranë Zogianos, dhe ai, për të shpaguar vdekjen e shokut të tij, bëri një reprezalje të tmerrshme kundër Zagianos. ( Luan Rama: “Dominus” Merkur Bua, Historia e një pasardhësi të denjë të Gjin Bua Shpatës)
40 luftëtarë të Venedikut në prill të vitit 1515 janë vrarë nga fermerët Zogiano, në Vicenza, në një mosmarrëveshje për shkak të një tezge.
(Al M. Magnifico S. Vespasiano Zogiano (Archives et manuscrits) i njohur si Gjergji grek, Giorgo greco
Dhimitri Zogianos, Gjorgji Zogianos
Giorgio Greco, in his dedication of this work to S. Vespasiano Zogiano, dates from Vicenza alii 20 …
6: Fiorina sesta comedia del famosissimo Ruzante. Non meno arguta, che piaceuole. Di nouo con somma diligenza riueduta, & corretta
1584 Pubblicata a Vicenza da Giorgio Greco come appare nella pref. del vol. 1
Fa parte di: Tutte le opere del famosissimo Ruzante, di nuouo con somma diligenza riuedute, & corrette. Et aggiuntoui vn sonetto, & vna canzone dell’istesso auttore.
Vespasian Zogiano del i shënura në Vicenza 20 shtator të vitit 1584.