Albin Kurti e mbanë mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë, kërkon angazhim maksimal të ministrave

Albin Kurti në mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë, kërkon angazhim maksimal të ministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë me të gjithë vartësitë e tij ku deklaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës. Shefi i ekzekutivit në mënyrë metaforike iu tha ministrave se i kanë karriget por se duhet të rrinë më shumë në këmbë që të punojnë. “100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai. Ndërsa sot kryeministri do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz,  si dhe do të merr pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, e cila mbahet në Mitroivcë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …