Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën në takim, imzot Dodë Gjergjin. Në këtë takim, Thaçi e ka falënderuar imzot Gjergjin për organizimin e akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”. “Me imzot Dodë Gjergjin edhe sot e vazhduam diskutimin për Shqipërinë e gjuhës dhe kulturës sonë të përbashkët. Atë e falënderova për organizimin e mrekullueshëm të akademisë solemne ‘Faleminderit Shqipëri’, e cila kishte karakter falënderimi për atdheun tonë, që me shekuj dhe me aq sa kishte kapacitet, e mbrojti gjithmonë të drejtën e shqiptarëve në Kosovë dhe vise të tjera”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …