KQZ

KQZ: Ende nuk kemi ndonjë ndonjë njoftim zyrtar lidhur më zgjedhjet jashtëzakonshme që do të mbahen në Besianë

Komuna e Besianës pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi Agim Veliu është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar lidhur me procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor që pritet të shpallet së shpejti. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se deri më tani nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje, ndërsa ka treguar se kur KQZ-ja fillon përgatitjen e një procesi zgjedhor. “E kemi shpjeguar edhe në rastet e kaluara të ngjashme, pra në rrethana të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, KQZ-ja fillon me përgatitjet instensive pasi të shpallet data e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …