Kryeministri Edi Rama reagoi sot kundër Partisë Demokratike dhe gjithë analistëve dhe komentuesve që kanë kritika ndaj paketës “Anti KÇK”, duke theksuar se “po i kundërvihen “Anti KÇK”- së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit, sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave të tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”. Kreu i qeverisë shprehet se “Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit”. “Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët! Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin”, – thekson Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …