Haxhi Shala, deputet i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është i bashkuar dhe se partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë këtë e të bashkohen. Sipas tij, aktiviteti i opozitës së re në Kuvendin e Kosovës nuk mund të mungojë pasi që “rezymeja që kryeministri Albin Kurti lexoi në Kuvend, lë të kuptohet se do të ketë punë”. “Opozita duhet çdo herë të jetë e bashkuar. Është më e fuqishme sesa që të punojmë ndaras. Duhet të jemi të bashkuar sepse kemi një pozitë jo fortë të bashkuar. Në 3-4 muaj bisedime kemi parë se nuk i besojnë njëra-tjetrës. Për ego janë bashkë, e opozita duhet të bashkohet”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …