Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në fjalimin vjetor të krryetarit të SHBA, Donald Trump që i adresohet Kongresit amerikan. Haradinaj tha se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. “I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union. Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …