Partia Demokratike e Kosovës mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti. PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës. Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …