Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, u mbajt sot ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes. Ministri i deritashëm, zoti Rrustem Berisha, me protokoll zyrtar i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Mbrojtjes, Anton Quni, ku paraprakisht e njoftoi me të arriturat dhe sukseset e deritashme përmes raporteve periodike si dhe aktiviteteve në proces. Ai theksoi se: „duke e njohur dhe pasur mik e shok lufte, pastaj bashkëpunëtor të ngushtë gjatë shërbimit në TMK dhe FSK, si dhe duke njohur cilësitë njerëzore, morale, kombëtare e profesionale të ministrit Quni, kam besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja do të arrijnë objektivat strategjike që janë edhe interesi ynë kombëtar“. Ndërsa, ministri Anton Quni, falënderoi përzemërsisht ministrin Berisha, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme duke përgëzuar për sukseset e mëdha të arritura gjatë mandatit të tij. Në ceremoni ishin prezentë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Inteligjencë gjeneralmajori Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …