Si në shumë vendbanime të komunës së Rahovecit, edhe qytetarët e fshatit Ratkoc, për të dymbëdhjetin vit me radhë, dhurojnë gjak vullnetarisht

Si në shumë vendbanime të komunës së Rahovecit, edhe qytetarët e fshatit Ratkoc, për të dymbëdhjetin vit me radhë, dhurojnë gjak vullnetarisht. Thirrjes për të dhuruar gjak ju ka bashkuar edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  i cili tha se pasi që më e pakta që mund të bëjmë në një ditë si kjo, është të japim diçka nga vetja për ata mijëra pacientë që varen nga gjaku i dhuruar. Më gëzoi fakti që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve po ju përgjigjet thirrjes për dhurim të gjakut. Organizimi i dhurimit vullnetar të gjakut, tashmë tradicional në fshatin Ratkoc, është bërë në bashkëpunim të plotë me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, Këshillin Organizues të fshatit Ratkoc dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …