Nuk u arrit, apo pati ngecje që në kuadër të reformës së filluar, bartësit e funksioneve partiake ,të marrin përgjegjësi sipas fisnikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe fisnikërisë së ndjenjave. Nuk u arrit në këtë proces të mbyllet faza e avancimit siç e kam quajtur dikur të pehlivanëve, petullave e servilëve steril në fushën e politikës e të cilët nuk kanë dhimbje fare për rezultatet e një koncepti politiko partiak pasi që nuk kanë investuar asgjë në të, veç përfitimeve.
Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar në vitin 1999, ka një histori të rrugës së krijimit, zhvillimit, fuqizimit e tani edhe një rënie momentale, që konsiderohet të jetë produkt i debalancimit në përfaqësim i tri shtyllave kryesore të saja. ( 1/Shtylla e anëtarësisë e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit.2/ Shtylla e elitës intelektuale dhe 3/ Shtylla e afaristëve). Potenciali dhe vlerat e anëtarësisë së kësaj partie shkojnë përtej një përceptimi të ngritur medial e oponencës në të kaluarën e saj politike.
Konsideroj që shkaktari kryesor të jetë mbizotërimi i njërës nga tri shtyllat e partisë mbi të tjerat, veçanërisht mbi të parën të cilën e përbëjnë anëtarësia e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit dhe devotshmërisë për t’i shërbyer atij me nder e përkushtim.( Anëtarësia e till shumicë tani ndjehen jo të përfaqësuar në masën e duhur në strukturat drejtuese në dy nivelet, pasi ca të cilët i përfaqsonin kanë kaluar nga shtylla e parë në të tretën)
Balanci i shtyllave nuk u arrit përkundër insistimit të liderit në reformim , ndërsa u mundua që gjendja e tillë të tejkalohet me të bërit politikë sipërfaqësore apo të përçimi të mesazheve nga veprimet simbolike në këtë fushë.
Nuk është çudi, pasi që kreatorët e kësaj mënyre të të bërit politikë kishin pak jetë në strukturat partiake, dhe nuk kanë arritur ta kuptojnë se tek anëtarësia e saj i gjen vlerat e reja të fshehura apo të mbuluara padrejtësisht nga grupe të caktuara interesi. Në vend se të rritet komunikimi me ta, u zgjodh rruga tjetër e tendencës për zëvendësimin e tyre, duke haruar se me aktin e till vetëm sa rrisin debalancin e shtyllave që e kanë mbajtur PDK- në si lidere në vend.
Nuk u arrit, apo pati ngecje që në kuadër të reformës së filluar, bartësit e funksioneve partiake ,të marrin përgjegjësi sipas fisnikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe fisnikërisë së ndjenjave. Nuk u arrit në këtë proces të mbyllet faza e avancimit siç e kam quajtur dikur të pehlivanëve, petllave e servilëve steril në fushën e politikës e të cilët nuk kanë dhimbje fare për rezultatet e një koncepti politiko partiak pasi që nuk kanë investuar asgjë në të, veç përfitimeve.
Koalicioni 3L dhe PDK – ja!
Si kryeministër, Kurti duhet të tregojë zotësi për t’i kthyer problemet në zgjedhje e jo zgjedhjet në probleme si ka vepruar në opozitë.
Në të gjithë karrierën politike të tij shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun.Tani në pozitë duhet të ballafaqohet me shkakun e jo për të ngritur kauza nga pasoja.
PDK-së sot në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.
I duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. Politika e tillë ka nevojë për nxitje e strukturim.
Nuk ka vend në vizionin e tillë për hezitim e as për dalje nga ai shtrat me percepcionin politik.
S’mund të jetë as hezitimi e as percepcioni si identifikimi natyror i kësaj partie.
Thonë se kurajo rritet duke u provuar, ndërsa frika duke hezituar. Jam me kurajon e jo me hezitimin!
PDK – ja, në të sotmen
PDK -së, si strukturë i duhet një DEKLARATË MISIONI dhe ndërlidhjes e identifikimit me te. Të paraqitet sakt me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit. Deklarata e Misionit duhet të i krijojë ambient për konceptin e ri të të bërit politik ku ideja i paraprin formës, ku substanca e mund përcepcionin, ku potenciali i dijes individuale tranformohet në vlerë politike…..
JO KUSH – POR SI !