Zëvendës-kryeministri dhe ministër i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, bashkëbisedues i Isa Mustafës e Hashim Thaçit në bisedime, për Kosovën, duke përkujtuar me pietet e dashuri mësuesin e tij, kasapin e popujve të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq, në 10 vjetorin e vdekjes, në burgun e Sgeveningenit, ka deklaruar se pa të nuk do të ishte rezoluta 1244, e KS të OKB-së, e cila e ndihmon Serbinë, për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur. “Rezoluta 1244 i mundëson Serbisë të ruajë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës shtet. Kjo Rezolutë ka qenë njëri nga argumentet më të mëdhenj që e kemi pasur kur kemi luftuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ajo është po ashtu njëra nga shtyllat kryesore të politikës sonë në bisedimet me Prishtinën, të cilën e kemi trashëguar nga Milosheviqi, ka shkruar Daçiq, në përkujtimin e tij për kryekriminelin, Milosheviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …