KKSB:Situata e sigurisë në Malishevë në nivel të mirë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, e ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2020, ndërsa takimi është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha. Në këtë takim, situata e sigurisë së përgjithshme, është vlerësuar të jetë e mirë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Në raportimet e tyre, anëtar e KKSB-së, e në veçanti organet e sigurisë, thanë se siguria është në nivel të lartë. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, gjatë raportimit të tij, tha se ka rënie të veprave penale, ndërsa edhe rastet e vjedhjeve kanë rënë për 50 %, në raport me vitin paraprak, ndërsa gjatë vitit të kaluar ka ndodhur një vrasje. Sipas tij, në krijimin e kësaj sigurie për qytetarët kanë ndikuar një varg faktorësh, duke filluar nga bashkëpunimi i mirë me qytetarët dhe institucionet relevante, pastaj vendosja e kamerave të sigurisë në qytet dhe ndriçimi publik nëpër vendbanime. Edhe anëtarët tjerë të KKSB-së, e kanë vlerësuar mirë situatën sigurisë dhe i kanë përgëzuar organet e rendit për punën e palodhshme që janë duke bërë, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme. Në mbledhjen e sotme, KKSB ka shqyrtuar dhe miratuar planin e punës për vitin 2020, plan të cilin e ka prezantuar koordinatori i KKSB-së në Malishevë, Halit Mazreku, ndërsa në këtë plan janë futur edhe disa nga sugjerimet e dhëna nga anëtarët e saj. Ky plan është rekomanduar për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi i Komunës. Ndërsa në pikën e fundit, të ndryshme, anëtarët e KKSB-së, kanë paraqitur shqetësimin për numrin madh të qenve endacak, të cilët mund të paraqesin rrezik për qytetarët e në veçanti për fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …