Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare në botë, ndërtohen mbi këtë parim. Kurti flet edhe për përparësitë e punës së qeverisë së tij, i cili thotë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve. Ne duam që tarifën 100 % ta zëvendësojmë, pra të mos kemi situatë në të cilën nuk e kemi as tarifën as reciprocitetin”, është shprehur ndër të tjera Kurti. I pyetur lidhur me një afat kohor kur mund të bëhet kjo, Kurti ka thënë se nuk mund të japë afate. Ai ka shtuar se përkundër që SHBA ka vendosur një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richerd Grenell, kjo nuk do të thotë se roli i BE së, në bisedime do të zbehet. BE vendosi si kusht për Kosovën dhe Serbinë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të vazhdohet rruga e tyre drejt integrimit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …