SHBA-të dërgojnë 20 mijë trupa ushtarake në kufi me Rusinë në kuadër të një ushtrimi të NATO-s

SHBA-të dërgojnë 20 mijë trupa ushtarake në kufi me Rusinë në kuadër të një ushtrimi të NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar numrin më të madh të trupave në Europë në 25 vitet e fundit. Manovrat ushtarake të quajtur “Defender Europe”, do të jenë arsyeja e dërgimit të 20 mijë trupave amerikane në Europë me armatim të rëndë. Këto manovra po ndodhin në një kohë kur NATO po përballet me kritika nga të gjitha anët për rolin e saj dhe efektivitetin. Në nëntor, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e përshkroi Aleancën si “të vdekur në tru”, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi vendet anëtare që nuk po kontribuojnë në buxhetin e NATO-s. Por pasi Samitit të 70 vjetorit, ku Trump tha se i detyroi shtetet të paguajnë pjesët e tyre, ai ka dërguar 20 mijë shërbyes për tu bashkuar me trupat tjera të NATO-s. Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha edhe pse shumica e ushtrimeve do të ndodhin në Vendet Baltike, Stoltenberg tha se kjo në asnjë mënyrë nuk është tregim i fuqisë ndaj Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …