Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar njëmbëdhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Pesë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidha Demokratike e Kosovës, kurse një nga partia e komuniteteve jo shumicë. Në mbledhjen e parë të KQZ-së, pas emërimit të anëtarëve të rinj u kërkua që të ndryshohet neni 112 i pikës dy të Ligjit për Zgjedhje, në mënyrë që zëvendësimi i deputetëve mos të bëhen sipas gjinisë së njëjtë, por kush është në radhë me vota. Për këtë arsye, dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan rekomandimin për Kryetarin lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra. Në mbledhjen e parë si anëtar i KQZ-së, Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh kritik ndaj këtij neni të Ligjit për Zgjedhje, pasi sipas tij, është në kundërshtim me frymën Kushtetuese. Por në lidhje me këtë kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka tha se Ligji për Zgjedhje e ka përcaktuar qartë se cili deputetë dhe si duhet zëvendësuar.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …