Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Deçan njofton të gjithë të interesuarit se Ambasada Gjermane në Prishtinë ka hapur thirrjen për projekte të vogla me një shumë deri në 8.000,00 €. Projektet duhet të ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive për shtresat më të varfra dhe të cenueshme të shoqërisë. Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 9 mars 2020, ora 12:00.
Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://pristina.diplo.de/xk-sq/themen/-/2302464…