Deputet të ish koalicionit PAN kanë paralajmëruar se prioritet i tyre gjatë këtij mandati qeverisës do të jetë kundërshtimi i Qeverisë Kurti. Veprimet dhe kundërshtimet tona do të varen nga vendimet që do të merr Qeveria Kurti, ka deklaruar për “Kosovapress” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj. Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty vetëm sa për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet. Nga ana tjetër njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …