Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili pritet të rifillojë në të ardhmen me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që do të zgjidhte kontestin mes dy vendeve, roli i përfaqësuesve të institucioneve më të larta politike të Kosovës do të diskutohet mbi bazën e një konteksti të ri politik, në të cilin aktualisht është vendi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Vitet e fundit, rolin udhëheqës në dialogun me Serbinë, e ka pasur kryetari Hashim Thaçi, por, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk beson që mund të ketë një ekip “ku është edhe kryeministri, edhe presidenti”, pasi që sipas tij, nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …