Ka tri vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë. Prej asaj kohe asnjë specializim nuk është ndarë për mjekë, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës. Drejtori i Departamentit për informim në këtë ministri, Faik Hoti, i thotë, se arsyeja pse deri tash nuk ka pasur konkurs për specializime, është se ka qenë në proces një plan i resurseve humane në shëndetësi, i cili do të bëjë një skanim të gjendjes sa u përket mjekëve, infermierëve dhe profileve tjera në tërë sistemin shëndetësorë. Nga muaji maj i vitit 2018, rreth një mijë specializantë në Kosovë kishin filluar të paguheshin në formë page.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …