Kuvendi i Kosoves

Të enjten, më 13 shkurt 2020, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare

Të enjten, më 13 shkurt 2020, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar propozimin e Kryesisë së Kuvendit për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Vjosa Osmani, kryetare, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Konform vendimit të mbledhjes së kaluar, në mbledhjen e sotme u bë ndarja midis grupeve parlamentare e 14 komisioneve, sipas formulës së përcaktuar dhe të praktikuar në legjislaturat e kaluara. Kështu, grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

 

Tri komisione do t’i drejtojë edhe Grupi Parlamentar i LDK-së: Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Grupi Parlamentar i PDK-së, i cili nuk kishte përfaqësues në mbledhjen e sotme, pritet të kryesojë Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të ketë nën udhëheqjen e vet dy komisione: Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe atë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa GP i Nismës Socialdemokrate do të kryesojë Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të drejtohet nga GP i Listës serbe, ndërsa ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga GP 6+.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …