leoni

Komuna e Skenderajt dhe MCC me projekt për rritjen e efiçiencës së energjisë në njësi banimi – shtëpi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim udhëheqësin e projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e këtij projekti që ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke ndarë subvencione për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë. Me këtë rast Kryetari Jashari ka mirëpritur nënshkrimin e këtij memorandumi duke vlerësuar se nevojat në këtë fushë janë të mëdha dhe për këtë komuna e Skenderajt duhet të ketë përkrahje më të madhe bazuar ne faktin që si komunë kemi pasur më së shumti dëme nga lufta e fundit. Ai tutje ka thënë se renovimi i shtëpive duke rritur efiçiencën e energjisë është projekt shumë i rëndësishëm dhe për këtë si komunë do të angazhohemi në vazhdimësi. Nga ana tjetër udhëheqësi i projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, ka thënë se ky projekt financohet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës dhe në fazën fillestare parasheh renovimin e 18 shtëpive në komunën e Skenderajt e pastaj në fazën e dytë ky numër sipas tij do të rritet dukshëm. Rreth detajeve tjera dhe mënyrës së aplikimit komuna e Skenderajt do të informojë me kohë opinionin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …