Fehmi Mujota: Liria ka emër ai është edhe William Woker!

Fehmi Mujota: 21 vjet nga mbajtja e ceremonisë së varrimit për të masakruarit e masakrës së Reçakut

Ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Nerodimes, Fehmi Mujota përmes një shkrimi e ka kujtuar 21 vjetorin e ceremonisë se varrimit të masakruarve në Reçak ku mori pjesë edhe ambasadori William Walker. Kjo ngjarje po zhvillohej pak ditë pas fillimit të Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë. “Me 11 shkurt 1999 u mbajtë ceremonia e varrimit për të masakruarit e masakrës së Reçakut. Në ceremoninë mortore morën pjesë mijra qytetarë nga e gjthë Kosova në përcjellje të dhjetra mediumeve të vendit dhe të huja si dhe të dhjetra vëzhguesve ndërkombëtar të misionit të OSBE-së. Në fund të negocimit për kushtet e marrveshjes për ceremoninë e varrimit me ndërmjetësimin e vëzhguesve ndërkombëtar me kërkesën tonë, në respekt të viktimave dhe dënim të krimit në ceremoni mori pjesë ambasadori William Walker. Si në ditën e zbardhjes të së vërtetës për krimin kundër njerëzimit që e kryen forcat kriminele policore e ushtarake serbe në Reçak me 15 janar 1999, ashtu pati jehonë në botë edhe dita e ceremonisë mortore e 11 shkurtit 1999 e kryer vetëm pesë ditë pasi kishte nisur Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë për Kosovën. Nuk jam në dijeni se kush e bëri këtë foto, por dua ta falenderojë se e ka dëshmu një moment të rëndësishëm pak çaste para se të fillonte ceremonia ku po sqaroja ambasadorin dhe shoqëruesit e tij se ne nga Komanda e Zonës nuk e kemi thy ose cenu asnje pikë ose pjesë të marrveshjes së ndërmjetësuar nga ana e tyre të cilës duhej t’i përmbahej edhe UÇK-ja edhe ushtria dhe forcat kriminele serbe. Më pas ceremonia u mbajtë sipas skenarit për të cilin kishim vendosur bashkarisht. Liria pati çmim të lartë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …