Kurti: Do të formohet komision ndërshtetëror Kosovë - Shqipëri për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të nënshkruara

Kurti: Do të formohet komision ndërshtetëror Kosovë – Shqipëri për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të nënshkruara

Gjatë vizitës zyrtare të parë jashtë vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri është pritur nga homologu i tij, Edi Rama. Kurti fillimisht ka shprehur falënderime për mikpritjen teka ka shtuar se do të formojnë një komision ndërshtetëror për zbatim të marrëveshjeve. “U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror, i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Dua që të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë Kurti. E për punën e këtij Komisioni ka folur Edi Rama. “Komisioni ndërshtetëror do të u jap mundësinë dy shteteve jo vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja por edhe për përcjelljen e ecurive, për të ndjekur dhe shtyrë në drejtim e duhur ato pika që komisioni konstaton se ka nevojë “, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …