Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2020, nën-kryesimin e Kryesuesit, Resim Morina. Anëtarët e Komitetit, shqyrtuan dhe miratuan- Draft -Planin e veprimit të Punës për vitin 2020, ku ndër objektivat kryesore në këtë plan janë:
– Rekomandimi për DAE-në i hartimit të -Draft-Rregullores së re për arsim e cila duhet të jetë në harmoni me udhëzimet e reja të MASHTI-të dhe Kurrikulës së re.
– Vizitë nëpër Institucionet e arsimit të ulët dhe të mesëm të lartë në Komunën e Malishevës.
– Shqyrtimi i Planit të Punës i hartuar nga DAE.
– Pasurimi i Muzeut të qytetit “ Jahir Mzreku”, me artefakte të kohës.
– Mbështetje për Rininë dhe Sportin në Komunën e Malishevës.
Ata u zotuan se do të janë bashkëpunues me organet kompetente të tri fushave që mbulojnë si Komitet.