Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot takoi shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit. Me këtë rast, dr. Osmani i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të EULEX-it, duke garantuar bashkëpunim për çështje të cilat janë në përgjegjësi të Kuvendit dhe EULEX-it. Kryetarja e Kuvendit, Osmani, theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës. Ajo e ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor. Në anën tjetër, z. Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …