Ministri Mustafa: Do të vazhdojmë të jemi praë prodhuesve vendor, për t’i tejkaluar së bashku të gjitha sfidat

Sqarim për media i ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, sqaron opinionin publik, pas raportimeve të gazetës së përditshme “Koha Ditore”,  në shkrimin me titullin “Ministri Mustafa mban jashtëligjshëm në detyrë të dyshuar për abuzim me miliona euro”, të botuar sot ( e martë), datë 11.02.2020. Lidhur me rastin e raportuar në këtë gazetë, ministri Mustafa ka kërkuar informata nga Prokuroria e  Shtetit.  “Sot, në ditën time të pestë të punës, lidhur me rastin e raportuar në medie rreth një numri të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ndaj të cilëve raportohet se është ngritur aktakuzë, menjëherë kam kërkuar nga Prokuroria e Shtetit informacion për të konfirmuar zyrtarisht nëse zyrtarëve në fjalë u është ngritur aktakuzë. Njëkohësisht, i kam kërkuar Departamentit Ligjor të Ministrisë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, me përpikëri dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …