Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit politike që lidhen me emrat e ministrave. Ai ka treguar se në LDK ka pasur diskutime për emrat e gjashtë ministrave, por sipas tij nuk ka pasur përplasje. Haziri ka bërë me dije se në LDK janë duke u analizuar edhe emrat e 13 zëvendës-ministrave që do të vijnë nga kjo parti. Duke folur për koalicionin LDK-Vetëvendosje, Haziri ka thënë se megjithatë nëse Kurti nuk e ndjen vizitën te varri i Ibrahim Rugovës, nuk ka nevojë të shtiret e të improvizojë politikisht për ta bëtë atë vizitë. Duke komentuar zhvendosjen e fotografisë së kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në ambientet e Kuvendit, Haziri ka thënë se Vjosa Osmani e kishte vendosur fotografinë e Rugovës, ndërsa atë të Thaçit e kishte zhvendosur, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …