Ministri Veliu paralajmëron se do të ketë edhe aksionione të tjera kundër veprimtarive të paligjshme

Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Ramush Haradinajt, në vitin 2017

Kabineti i ri qeveritar ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e  ish-kryeministrit,  Ramush Haradinaj në dhjetor të vitit 2017. “Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese as në sistemin juridik”, ka thënë kryeministri, Albin  Kurti. Janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë. Në vendimin e 20 dhjetorit të vitit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro. Sipas Ligjit për Gjykatat paga e kryeministrit dhe e zyrtarëve të tjerë në kabinetin qeveritar është ekuivalente me pagat në sektorin e drejtësisë. Kjo kishte bërë që pagat, pos Haradinajt dhe kabinetit të tij, ishin rritur edhe në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …