Aplikantët e pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen “Trepça”, kërkojnë takim më kryeministrin Kurti

Aplikantët e pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në Trepçë, kërkojnë takim më kryeministrin Kurti

Aplikantët e pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen “Trepça”, në ditën e tretë të protestës janë duke protestuar para minierës së Trepçës në Stantërg, duke kërkuar ardhjen në mesin e tyre të kryeministrit Kurti për zgjidhjen e problemit. Në të kundërtën, ata paralajmëruan nga dita e enjte pjesëmarrje në protestë edhe të fëmijëve, nxënësve, personave me aftësi të kufizuar dhe të tjerëve. Nehat Mehmeti, njëri nga aplikantët e konkursit për punëtor në minierë, ka bërë të ditur se në këtë konkurs janë pranuar njerëz që kanë pasur më pak pikë, ndërsa janë refuzuar të tjerët me numër pothuajse maksimal të pikëve. Edhe Alkan Halili, një tjetër aplikant me shkollim superior në këtë konkurs, përkatësisht gjeolog i diplomuar, tha se përkundër faktit që ka arritur pikët maksimale në test, ka mbetur jashtë listës së atyre që janë pranuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …